Flash News

KRYESORE

Bota në alarm për koronavirusin: Numri i vdekjeve tejkalon edhe virusin SARS në vitin 2003

Bota në alarm për koronavirusin: Numri i vdekjeve tejkalon edhe

89 njerëz vdiqën të shtunën në Kinë duke e çuar numrin e vekjeve nga koronavirusi në të paktën 813. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në të paktën 27.100 vetëm në provincën Hubei, me numrin global të infektuar tani në më shumë se 37,000 - shumica dërrmuese në territorin e Kinës.

Nga të dhënat e fundit CNN raporton se numri i viktimave aktualisht ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003, duke u marrë jetën 774 njerëzve.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror. Viktima janë regjistuar edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.

Ditën e djeshme në Kosovë u dyshua për një paciente britanike të prekur nga virusi, por që sot u konfirmua se rasti nuk ishte i tillë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se do të dërgojë një ekip në Kinë për të hetuar shpërthimin e virusit vdekjeprurës, të hënën ose të martën, raporton CNN.

Burimi: CNN

Të fundit