Flash News

KRYESORE

"Bota nuk vuan vetëm prej COVID-19", zhvillohet për herë të 2-të "Turi i Shpresës", liderët botëror thirrje për reflektim

"Bota nuk vuan vetëm prej COVID-19", zhvillohet për

Federata Universale e Paqes ka mbajtur për të dytën herë turin e shpresës. I zhvilluar on-line për shkak të pandemisë, "Rally of Hope" ka sjellë së bashku liderë politikë, religjozë, përfaqësues të ekonomisë dhe artit, me synimin ndërtimin e një paqe të qëndrueshme dhe prosperitetin.

Bashkëthemeluesja e Federatës Universale të Paqes, Dr. Hak xha Han Mun, e njohur ndërkombtarisht edhe si Nëna e Paqes, në fjalën e saj shpërndau mesazhin e paqes dhe ftoi njerëzit për reflektim.

Figura të tjera që morën pjesë në këtë event ishin Nënkryetari i SHBA Dan Quayle (1989-1993); ish-Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso (2004-2014); Presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan (2010-2015); Peshkopi i Kishës Luteriane Ungjillore Munib Younan, i cili eshte edhe fituesi i çmimit Sun Hak Prize; dhe Kryepeshkopi Katolik Romak i Kastrinëve Kelvin Edward Kardinali Felix, presidentit i Sao Tome-së, Evaristo Carvalho; dhe shumë të tjerë.

"Rally of Hope” zhvillohet për herë të dytë pas Samitit të 9 gushtit, në të cilin mori pjesë edhe ish-Presidenti Alfred Moisiu. Seritë e Turit të Shpresës kanë për qëllim ndërtimin e një "bote të unifikuar të paqes së qëndrueshme" rreth ideve thelbësore të ndërvarësisë, prosperitetit të ndërsjellë dhe vlerave universale.

Folësit në tubimin e shpresës adresuan një sërë çështjesh, përfshirë pandeminë COVID-19, degradimin e mjedisit, varfërinë dhe marrëdhëniet racore. "Por në mënyrat e tyre dhe me fjalët e tyre, ata të gjithë shprehën shpresën se njerëzimi, si një familje nën Zotin, ka potencialin e plotë për të zgjidhur të gjitha këto çështje duke punuar së bashku."

"Kjo përpjekje është tepër e rëndësishme në një kohë kur shumë kombe u bëjnë thirrje dëshpërimisht qytetarëve të tyre që të bashkohen së bashku dhe të punojnë me vetëmohim për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19. Por në të njëjtën kohë, kufijtë midis kombeve janë mbyllur ose kufizuar, dhe këtu në Evropë ekziston një rrezik real që nëse vazhdojmë t'i vendosim gjithmonë interesat tona personale, uniteti Evropian mund të shembet krejtësisht.”

Të fundit