Flash News

Bota

Tërmet 4.6 ballë në Turqi, qytetarët në frikë dhe panik

Tërmet 4.6 ballë në Turqi, qytetarët në frikë dhe

Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur mbrëmjen e sotme lagjen Dogansehir të Malatyas, Turqi. Sipas të dhënave nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti u regjistrua në orën 20:20 me epiqendër në thellësinë 9.75 kilometra.

Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik në mesin e banorëve, duke u ndjerë fuqishëm edhe në qendër të Malatyas dhe krahinat përreth. Menjëherë pas lëkundjeve, AFAD dhe ekipet përkatëse nisën vlerësimin në terren për të monitoruar gjendjen.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, deklaroi se autoritetet po ndjekin situatën nga afër, ndërsa kryetari i qarkut Polat të Dogansehirit, Aykut Egilmez, siguroi se nuk ka pasur raportime për dëme apo viktima.

“Tërmeti u ndje shumë fuqishëm, por nuk pati situata të rënda. Shumë ndërtesa të dëmtuara nga tërmetet e 6 shkurtit janë shkatërruar më herët, duke shmangur kështu pasojat e mundshme,” deklaroi Egilmez.

Ky tërmet vjen si një kujtesë e pasojave të rënda të tërmeteve të mëparshme në rajon, por fatmirësisht kësaj radhe ka kaluar pa incidente të mëdha.

Të fundit