Flash News

Bota

Sulm ajror në Jemen, të paktën 70 të vrarë dhe 130 të plagosur

Sulm ajror në Jemen, të paktën 70 të vrarë dhe 130

Të paktën 70 njerëz u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën kur një sulm ajror goditi një qendër paraburgimi në Jemen të premten, raporton CNN, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vazhdoi të shtonte ofensivën e tij vdekjeprurëse ndaj rebelëve në luftë.  

Një tjetër sulm ajror herët të premten goditi një ndërtesë telekomunikacioni në qytetin port strategjik të Hodeidah, duke shkaktuar një ndërprerje të internetit mbarëkombëtare, sipas NetBlocks, një organizatë që gjurmon ndërprerjet e rrjetit. Të paktën tre fëmijë u vranë në atë sulm, tha Save the Children.

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve tha se ndërprerja e internetit, do të ndikonte në shpërndarjen e ndihmave.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, fajësuan koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite për sulmet.  

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisi një ofensivë në vitin 2015 për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, pasi ajo u rrëzua nga Houthis. Koalicioni ka intensifikuar sulmet e tij pas një sulmi me raketa Houthi dhe dron në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi në fillim të kësaj jave.

Të fundit