Flash News

Bota

Drogë dhe vrasje, vajzat fusin në kurth amerikanët me anë të një aplikacioni

Drogë dhe vrasje, vajzat fusin në kurth amerikanët me anë

Me anë të një aplikacionit të takimeve të dashurisë kanë ndodhur një seri vdekjesh të mistershme të disa meshkujve amerikanë në Kolumbi.

Eh Xiong vëllai i Tou Ger, një 50-vjeçar amerikan i zhdukur, aktivist i komunitetit Hmong-Amerikan nga Minesota, thotë për BCC “Ai fliste për njerëz me shpirt të madh… thjesht ishte duke e shijuar jetën. Madje ai po merrte edhe mësime për spanjisht”.

Para udhëtimit të tij në Medellin të Kolumbisë ai kishte folur me një grua në internet. Në mes të dhjetorit, disa javë pas vizitës së tij, ai telefonon vëllain e tij dhe i kërkoi 2000 dollarë, por nuk i tregoi arsyen se përse i donte.  Pasi i transferoi paratë, Eh Xiong nuk dëgjoi më kurrë nga vëllai i tij.

Të nesërmen, policia gjeti trupin e Tou Gerit në një zonë të largët të qytetit. Një mik në Medellin i shpjegoi vëllait të tij se ai ishte rrëmbyer dhe mbajtur nën kërcënimin e armëve për një shpërblim prej 2000 dollarësh.

Eh Xiong tha që “Nuk doja ta besoja. Nuk e dija nëse po ndodhte vërtet. Zemra ime u rrënua”.  Ai u përpoq që të kontaktonte ambasadën amerikane, ku ata arrestuan këtë javë një grua dhe dy burra të lidhur me vdekjen e tij, duke i akuzuar për rrëmbim dhe vrasje.  Nuk është e qartë nëse ai e takoi fillimisht gruan përmes një aplikacioni takimesh apo përmes miqve.

Vdekja e tij është 1 nga 8 në Medellin që nxiti një paralajmërim nga ambasada amerikane për rreziqet e përdorimit të aplikacioneve për takime. Këto 8 viktimat ishin amerikanë që vdiqën në nëntor dhe në dhjetor në rrethana të dyshimta. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ishte në dijeni të një bande në qytet që përdorte aplikacione takimesh për të izoluar viktimat përpara se t’i rrëmbente dhe t’i vriste.

Ambasada Amerikane thotë se disa nga këto raste filluan me një aplikacion takimesh që përdoret për të joshur viktimat dhe se ka një rritje shqetësuese të njerëzve që përfundojnë “të droguar, të grabitur dhe madje të vrarë nga takimet e tyre kolumbiane”.

Ish-drejtori i observatorit të turizmit të qytetit Carlos Calle, tha se është e zakonshme që kriminelët të drogojnë turistët me skopolaminë, një substancë pa erë e njohur si “Fryma e Djallit”. Ambasada amerikane paralajmëroi gjithashtu për këtë ilaç që vë në gjumë viktimat deri në 24 orë.

Të fundit