Flash News

Bota

Pasojat e katastrofike të përmbytjeve, Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 400 milion euro

Pasojat e katastrofike të përmbytjeve, Gjermania miraton paketën
Angela Merkel

Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 400 milion € për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe u zotua se do të fillojë shpejt në rindërtimin e zonave të shkatërruara.

Ministri i Financave Olaf Scholz tha se paketa, e financuar gjysma nga qeveria federale dhe gjysma nga qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të ndihmojë njerëzit të merren me pasojat e përmbytjes dhe do të zgjerohet nëse është e nevojshme.

"Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për t'i ndihmuar të gjithë menjëherë," tha ai. Qeveria gjithashtu pret të shpenzojë miliarda për rindërtimin, por sa saktësisht nuk do të jetë e qartë derisa autoritetet të kenë një pasqyrë më të mirë të shkallës së dëmit.

Teksa vizitoi qytetin e dëmtuar rëndë Bad Muenstereifelm kancelarja Angela Merkel tha se "ne do të bëjmë gjithçka ... në mënyrë që paratë të vijnë shpejt për njerëzit, që shpesh nuk kanë më asgjë përveç rrobave në shpinë".

"Shpresoj që kjo të jetë çështje ditësh," shtoi ajo. Sa i përket përpjekjes afatgjatë të rindërtimit, ajo tha, restaurimi i infrastrukturës "do të zgjasë më shumë se disa muaj", duke treguar shumë ura të shkatërruara.

Të paktën 171 njerëz mbetën të pajetë në Gjermani si pasojë e daljes e reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjëve. Ndërsa 31 të tjerë humbën jetën në Belgjikën fqinje, duke e çuar numrin e të viktimave në të dy vendet në 202.

Burimi: Euronews

Të fundit