Flash News

Bota

Pasojat e pandemisë, Italia miraton paketën e rimëkëmbjes prej 32 miliardë euro

Pasojat e pandemisë, Italia miraton paketën e rimëkëmbjes
Mario Draghi

Qeveria italiane ka miratuar paketën e rimëkëmbjes prej 32 miliardë euro si përpjekje për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi.

Kryeministri Mario Draghi tha se "Ky dekret është një përgjigje domethënëse dhe shumë koherent ndaj varfërisë dhe bizneseve, është një përgjigje e pjesshme, por është maksimumi që kemi qenë në gjendje të realizojmë".

Rreth 11 miliardë euro do t'u shpërndahen kompanive dhe ndërmarrësve automobilistikë në vështirësi që humbën të paktën 30% të të ardhurave të tyre në vitin 2020. Ndërkohë 8 miliardë euro u ndanë për luftën kundër varfërisë dhe për të mbështetur punësimin,bëri me dije ministri i Ekonomisë Daniele Franco.

Italia ishte vendi i parë i goditur nga pandemia në Evropë dhe vendosi një bllokim të rreptë në mars dhe prill të 2020-ës, i cili paralizoi pjesën më të madhe të ekonomisë.

Ndërkohë rreth 900 milion euro do të ndahet për punëtorët sezonalë. Disa sektorë të goditur rëndë nga pandemia do të marrin ndihmë shtesë duke përfshirë sektorin e kulturës . Rreth 5 miliardë euro u ndanë për sektorin shëndetësor  duke përfshirë blerjen e vaksinave. Qeveria ndau 200 milionë euro për prodhimin e vaksinave në Itali.

Burimi: Euronews

Të fundit