Flash News

Bota

"Katastrofë e paparë"/ Sardenja nën pushtetin e flakëve, Italia kërkon ndihmë nga shtetet e tjera

"Katastrofë e paparë"/ Sardenja nën pushtetin e

Sardenja është përfshirë nga zjarret. Roma kërkoi ndihmë për të shuar flakët dhe Franca së bashku me Greqinë dërguan aeroplanë zjarrfikës në Itali.

"Prej disa orësh një zonë e madhe në provincën e Oristano ka qenë e gjunjëzuar nga një zjarr shkatërrues," shkroi Luigi di Maio, Ministri i Jashtëm i Italisë në Facebook të dielën.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën 355 njerëz gjithashtu janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet rajonale thanë se 7,500 zjarrfikës janë mobilizuar, si dhe 20 aeroplanë, përfshirë shtatë kanadezë dhe 13 helikopterë.

Christian Solinas, presidenti i rajonit të Sardenjës, i përshkroi zjarret si "një katastrofë e paparë".

"Dhjetë mijë hektarë bimësi u shkatërruan, bizneset dhe shtëpitë u dogjën, bagëtia u vra", shkroi ai në një deklaratë.

Rajoni ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe i bëri thirrje qeverisë të ofrojë "mbështetje të menjëhershme financiare për të riparuar dëmet dhe për të ndihmuar komunitetet e prekura".

Të fundit