Flash News

Bota

Sulm i dytë me armë në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat

Sulm i dytë me armë në një shkollë në Turqi, 4

Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Turqi të mërkurën, vetëm një ditë pas një tjetër incidenti ku një autor plagosi 16 persona dhe më pas vrau veten, raportojnë mediat.

Të shtënat u raportuan në një shkollë në distriktin Onikişubat, në provincën jugore Kahramanmaraş, duke bërë që në vendngjarje të dërgohen forca të shumta policie.

Guvernatori i provincës Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se një mësues dhe tre nxënës u vranë në sulmin e fundit.

“Një nxënës erdhi në shkollë me armë që besohet se i përkisnin babait të tij, të vendosura në çantën e shpinës. Ai hyri në dy klasa dhe hapi zjarr në mënyrë të rastësishme, duke shkaktuar të plagosur dhe viktima,” tha Ünlüer për gazetarët.

Autori më pas i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.

Një ditë më parë, një ish-nxënës hapi zjarr në ish-shkollën e tij të mesme, duke plagosur 16 persona, përfshirë nxënës, përpara se të vriste veten pas përballjes me policinë, sipas zyrtarëve.

 

Të fundit