Flash News

Bota

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 250 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 250 viktima dhe dhjetëra

Një tërmet i fuqishëm ka vrarë të paktën 250 persona dhe ka lënë dhjetëra të plagosur në Afganistan, shkruan BBC.

Lëkundjet u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm. Magnituda e tërmetit ishte 6.1, ndërsa thellësia rreth 51 km.

Një zyrtar i qeverisë ka deklaruar se numri i viktimave me shumë mundësi do të rritet më tej. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost.

Lëkundjet u ndjenë në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme, shkroi në Tëitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

 

Të fundit