Flash News

Bota

Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

Një tërmet me magnitudë 5.5 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqi.  Epiqendra e të ishte rrethi Kozan i Adanasë. Tërmeti ka tronditur lagjen Kozan të Adanasë, por është ndjerë edhe në qytetet përreth.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët, duke ju kujtuar edhe tërmetin  vdekjeprurës të 6 shkurtit ku numri i viktimave tejkaloi 50,000.

“Ne u tronditëm mëngjesin e sotëm për më shumë se 10 sekonda, por për fat të mirë, deri tani nuk kemi marrë raportime për ndërtesa të shembura”, ka thënë Guvernatori i Adanas Süleyman Elban.

Të fundit