Flash News

Bota

Sulm në Stamboll, një person plagos me thikë 9 kalimtarë

Sulm në Stamboll, një person plagos me thikë 9 kalimtarë
Pamje nga momenti i sulmit

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një rrugë në lindje të Stambollit, pasi një burrë i paidentifikuar ka goditur me thikë 9 persona.

Mësohet se ata janë dërguar për trajtim në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu pranë vendngjarjes, ndërsa raportohet se të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mehmet Üstel, një nga personat e plagosur pretendoi se autori nisi sulmin e tij në mëngjes dhe vazhdoi deri të paktën në mesditë.

Ai tha për median turke ‘Milliyet’: “Ndërsa po ecja, një burrë u shfaq para meje. Nxori një thikë. Kur e pashë për herë të parë, mendova se po bënte shaka. 

Ai më goditi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Ky është dikush që nuk e kam takuar kurrë në jetën time”.

Policia nisi kërkimet për të dyshuarin, i cili u identifikua pas rishikimit të kamerave të zonës ku ndodhi sulmi.

Disa orë pas kërkimeve, autori i dyshuar ra në prangat e autoriteteve turke.

Të fundit