Flash News

Bota

Plumba në drejtim të makinës së zyrtarit të lartë në Ukrainë, i shpëton atentatit

Plumba në drejtim të makinës së zyrtarit të lartë

Krahu i djathtë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka shpëtuar sot një atentati. Persona të armatosur qëlluan mbi makinën e ndihmësit të lartë, raportojnë mediat e huaja.

Sulmi me 10 plumba ndodhi mëngjesin e sotëm me orën lokale, në periferi të Kievit.

Shoferi i  Serhiy Shefir u plagos dhe është në spital, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova. Zyra e saj ka hapur një hetim për tentativë vrasjeje.

Policia, ndërkohë, thotë se është ende në kërkim të sulmuesve.

Të fundit