Flash News

Bota

Sulm me armë, humb jetën ambasadori italian në Kongo

Sulm me armë, humb jetën ambasadori italian në Kongo
Foto ilustruese

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë gjatë një sulmi me armë në Goma.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme italiane për CNN.

Ambasadori Luca Attanasio ndërroi jetë së bashku me një ushtar italian pasi makina e tyre u sulmua ndërsa udhëtonin në një autokolonë të Kombeve të Bashkuara.

“Me hidhërim të thellë konfirmojmë vdekjen, sot në Goma, të ambasadorit të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos Luca Attanasio dhe të një ushtari pjesë e autoritetetve të policisë”, tha ministria në një deklaratë për shtyp.

Të fundit