Flash News

Bota

Sulm me armë në një qendër parashkollore në Tajlandë/ Të paktën 31 të vrarë, mes tyre 23 fëmijë

Sulm me armë në një qendër parashkollore në

Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë. Personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur. Raportet në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi.

Sipas policisë, ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota në Bangkok. Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

Burimi: BBC

Të fundit