Flash News

Bota

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 15-vjeçari vret tre nxënës dhe plagos tetë të tjerë

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka vrarë tre bashkëmoshatarë dhe ka plagosur tetë të tjerë, përfshirë një mësues. Sulmi me armë zjarri ndodhi në një shkollë të mesme në Miçigan, SHBA.

Zyrtarët thonë se viktimë është një djalë 16-vjeçar dhe dy vajza të moshës 14 dhe 17 vjeç, raporton BBC. Policia pretendon se i dyshuari përdori një pistoletë që babai i tij e kishte blerë të premten.

Nxënësit janë fshehur poshtë tavolinave për t'i shpëtuar sulmit të djeshëm. Zyrtarët thonë se i dyshuari u dorëzua pesë minuta pasi policia mbërriti në ambientet e shkollës.

Gjatë arrestimit nuk pati të shtëna dhe i dyshuari nuk u lëndua, tha policia, duke shtuar se ai mbante një pistoletë gjysmë automatike që ende kishte shtatë fishekë.

Dy nga të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa gjashtë të tjerët janë në gjendje të stabilizuar. Autorit i ishte thënë nga prindërit e tij që të mos fliste me policinë dhe se oficerët po bëjnë kontrolle dhe në banesë.

Presidenti Joe Biden foli për këtë ngjarje, ku tha: Zemra ime është me familjet që durojnë pikëllimin e paimagjinueshëm të humbjes së një njeriu të dashur.

Të shtënat në SHBA në mjediset e shkollave kanë ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit, sipas grupit pro-kontrollit të armëve Everytown.

Të fundit