Flash News

Bota

Sulm me bombë në një autobus të ushtrisë, 14 të vrarë në Siri

Sulm me bombë në një autobus të ushtrisë, 14 të

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë ka ndodhur në Damaskun qendror. BBC raporton se kanë mbetur të  vrarë 14 persona.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Edhe pse Siria është përfshirë nga lufta civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë gjithnjë e më të rralla.

Menjëherë më pas, sulmet me armë të ushtrisë gjithashtu thuhet se vranë të paktën 10 persona në veriperëndim. Rajoni është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin Presidentin Bashar al-Assad që nga viti 2011.

Lufta ka lënë të paktën 350,000  të vdekur dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të braktisë shtëpitë e tyre, përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë vendit.

Bombardimet e së mërkurës në Damask thuhet se ishin më vdekjeprurëse në qytet që nga marsi 2017, kur 31 persona u vranë në një sulm në kompleksin e gjykatës kryesore që u mor përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (IS).

Komandanti i policisë së Damaskut Gjeneral Major Hussein Jumaa e quajti sulmin një "akt frikacak". Asnjë grup nuk ka thënë ende se ishte prapa bombardimit, por dyshimi do të bjerë mbi IS, që ka sulmuar automjete ushtarake në lindje të vendit këtë vit.

Të fundit