Flash News

Bota

Sulm me raketë në memorialin e Holokaustit, Zelensky: Kanë udhër të fshijnë historinë tonë

Sulm me raketë në memorialin e Holokaustit, Zelensky: Kanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin raketor rus që goditi një memorial të Holokaustit Kiev. Ai e përshkroi si diçka "përtej njerëzimit".

Zelensky u shpreh se trupat ruse kanë urdhër të fshijnë historinë e Ukrainës.

Memoriali Babyn Yar përkujton masakrën e më shumë se 33,000 hebrenjve nga trupat naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Një sulm i tillë raketor tregon se për shumë njerëz në Rusi Kievi ynë është krejtësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tone. Por ata kanë një urdhër për të fshirë historinë tonë. Na fshini vendin, na fshini të gjithëve", tha Zelensky.

Ky i fundit ka folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ku e falenderoi për sigurimin që ndihma mbrojtëse të arrinte në Ukrainë dhe tha se kishte qenë jetike në frenimin e forcave ruse.

Të dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën që sanksionet të shkojnë më tej për të ushtruar presion maksimal mbi Vladimir Putin.

 

 

Të fundit