Flash News

Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

Një sulm ka ndodhur ditën e sotme Bielefeld të Gjermanisë. Mësohet se një burrë sulmoi dhe plagosi të paktën pesë persona në qytetin perëndimor të Bielefeldit të dielën në mëngjes.

Policia tha se katër nga viktimat pësuan lëndime të rënda dhe po trajtoheshin në spitale të ndryshme pasi i dyshuari sulmoi qytetarët përpara një bari në qendër të qytetit me një thikë të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Katër të plagosurit rëndë ishin të gjithë burra të moshës midis 22 dhe 27 vjeç nga Bielefeldi ose qytetet përreth.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej. Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen e tij të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të.

Të fundit