All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, dy gra humbin jetën

All - Paragraf - 1

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki, dy
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Hradec Kralove në Çeki këtë të enjte, ku një adoleshent ka kryer një sulm me thikë në një qendër tregtare, duke lënë të vdekura dy gra.

Sulmi ndodhi në një dyqan brenda qendrës tregtare të jashtme, ku viktimat ishin punonjëse. Autori u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë qenë një akt terrorist.

All - Paragraf - 3

"Edhe pse ne ishim në vendngjarje brenda pak minutash nga raportimi, të dy viktimat pësuan lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin me gjithë përpjekjet e mjekëve," deklaroi policia në një postim në X.

Një ndihmës mjek që ndërhyri në vendngjarje tha për mediat lokale se përpjekjet për t’i mbajtur në jetë viktimat zgjatën rreth 40 minuta, por fatkeqësisht ato nuk mbijetuan.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e sulmit në qytetin, i cili ndodhet rreth 110 kilometra në lindje të Pragës.

Të fundit