Bota

Sulm me thikë në një qendër tregtare, vriten 4 persona

Sulm me thikë në një qendër tregtare, vriten 4 persona

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër tregtare në periferinë lindore të Sidneit në Australi.

Raportimet bëjnë me dije se ka patur edhe të shtëna me armë. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për të plagosur në vendngjarje.

Autoritetet kanë evakuuar qendrën tregtare dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Policia ka qëlluar një prej të dyshuarve të sulmit, megjithatë ende nuk bëhen me dije detaje.

Në zonë janë parë ambulanca dhe makina të shumta policie.

Të fundit