Flash News

Bota

Sulm me thikë pranë ambasadës amerikane, plagoset një polic

Sulm me thikë pranë ambasadës amerikane, plagoset një polic

Një person është arrestuar pranë ambasadës amerikane në Tokio, pasi u kap me thikë.

Sipas mediave japoneze, një oficer policie u plagos gjatë incidentit, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë para vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Japoni.

Sipas njoftimit zyrtar, Trump do të zhvillojë takime me Perandorin Naruhito dhe kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë qëndrimit të tij në Tokio, nga 27 deri më 29 tetor, raporton Reuters.

Për shkak të vizitës së nivelit të lartë, Policia Metropolitane e Tokios ka mobilizuar rreth 18,000 efektivë shtesë, për të garantuar sigurinë, raportoi më herët Kyodo Neës.

Autoritetet japoneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen e policit të plagosur apo mbi identitetin e autorit të sulmit.

Të fundit