Flash News

Bota

Sulm terrorist në Ankara, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulm terrorist në Ankara, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një numër njerëzish janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi jashtë një kompanie aviacioni pranë qytetit turk të Ankarasë, tha ministri i brendshëm i vendit.

Mediat lokale raportuan për një shpërthim dhe të shtëna jashtë Industrisë Hapësinore Ajrore Turke, e cila ndodhet rreth 40 km (25 milje) jashtë Ankarasë, raporton BBC

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya shkroi në X se një "sulm terrorist" u krye kundër kompanisë dhe "për fat të keq kemi viktima dhe të plagosur".

 TAI është një kompani kyç në industrinë e hapësirës ajrore të Turqisë, duke projektuar, zhvilluar dhe prodhuar platforma të ndryshme ajrore.

Të fundit