Flash News

Bota

Sulm terrorist në Izrael, një i vrarë dhe 6 të plagosur në një qendër tregtare në Tel Aviv

Sulm terrorist në Izrael, një i vrarë dhe 6 të plagosur

Një person mbeti i vdekur dhe gjashtë u plagosën në një sulm në një qendër tregtare në Tel Aviv, në Izrael.

Ministria e Jashtme e quajti atë si një “sulm terrorist”, një term që zyrtarët izraelitë përdorin për sulmet nga palestinezët.

Sipas policisë izraelite një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku të njohur bregdetar përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

 

 

 


 

Të fundit