Flash News

Bota

Sulm terrorist në Zelandën e Re, autori qëllon me thikë disa persona në një supermarket

Sulm terrorist në Zelandën e Re, autori qëllon me thikë disa

Një sulm terrorist ka ndodhur në Zelandën e Re. Një mbështetës i ISIS ka qëlluar me thikë, duke lënë të paktën gjashtë persona të plagosur në një supermarket. Më pas ai është varrë nga policia. Tre prej të plagosurëve janë në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediat e huaja.

"Sot pasdite rreth orës 2:40 pasdite, një ekstremist i dhunshëm ndërmori një sulm terrorist," tha kryeministrja Jacinda Ardern në një konferencë shtypi.

Ardern shtoi se personi ishte një shtetas i Sri Lankës, një "mbështetës i ideologjisë së ISIS" dhe një "kërcënim i njohur i sigurisë". Ai ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga agjenci të shumta qeveritare dhe personeli i sigurisë e qëlloi brenda 60 sekondave nga fillimi i sulmit, tha ajo.

Të fundit