Flash News

Bota

1 vit nga fillimi i vaksinimit antiCovid, mbi 78% e të rriturve në BE janë vaksinuar

1 vit nga fillimi i vaksinimit antiCovid, mbi 78% e të rriturve në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka rikujtuar fillimin e fushatës së vaksinimit antiCovid si sot një vit më parë.

Përmes një postimi në Twitter, Von der Leyen tregon se mbi 78% e të rriturve në Bashkimin Evropian janë tashmë të vaksinuar. Presidentja e KE-së, ka shprehur mirënjohje për punonjësit bluzave të bardha që kanë kontribuar në proces.

“Sot një vit më parë, në të gjithë Evropën filloi vaksinimi kundër COVID19. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Mbi 78% e të rriturve në BE tani janë të vaksinuar. Mirënjohja jonë shkon për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të vijës së parë që na mbajtën të sigurt dhe komunitetet tona në këto kohë”, shkruan Von der Leyen në Twitter.

Të fundit