Flash News

Bota

100 ditë luftë, Zelensky: Rreth 12 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

100 ditë luftë, Zelensky: Rreth 12 milionë ukrainas janë

Pothuajse 12 milionë njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, sipas presidentit të vendit Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit tha se trupat ruse kanë hyrë në 3,620 vendbanime, nga të cilat 1,017 janë marrë përsëri nga ukrainasit, ndërsa 2,603 ​​mbahen ende nga Rusia.

Zelensky tha se më shumë se 5 milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Sipas përditësimit të fundit nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, vlerësohet se 6.6 milionë refugjatë u larguan nga Ukraina që nga fundi i shkurtit, me 2.1 milionë njerëz që u kthyen në Ukrainë që nga 28 shkurti. 8 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Të fundit