Flash News

Bota

11 persona humbin jetën çdo minutë nga uria, tre shkaqet që kanë nxitur krizën ushqimore

11 persona humbin jetën çdo minutë nga uria, tre shkaqet

11 njerëz vdesin çdo minutë nga uria, sipas një raporti të ri nga Oxfam, i cili gjithashtu zbuloi se numri i atyre që përballen me me urinë në mbarë botën është rritur me gjashtë herë gjatë vitit të kaluar.

Sipas studimit, 155 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë në kriz të pasigurisë ushqimore ose më keq - rreth 20 milion më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e tyre janë në krizë ushqimore, sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.

Nga mezi i qershorit, numri i njerëzve që bien në fazën më të mprehtë të urisë ishte 521,814 në Etiopi, Madagaskar, Sudanin e Jugut dhe Jemen - nga 84,500 vitin e kaluar, një rritje prej më shumë se 500 përqind, sipas raportit global mbi krizat ushqimore 2021.

Oxfam tha se tre shkaqet kryesore të urisë akute janë pandemia, ndryshimet klimatike dhe konfliktet. Luftërat ishin nxitësi më i madh i urisë që nga fillimi i pandemisë, duke shtyrë gati 100 milion njerëz në 23 vende të luftës në nivelet më të këqija të mungesës së ushqimit.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit