Flash News

Bota

14 pelegrinë të Haxhit humbin jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme në Arabinë Saudite

14 pelegrinë të Haxhit humbin jetën për shkak të

Të paktën 14 qytetarë jordanezë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite për shkak të nxehtësisë.

Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 14 nga shtetasit e saj kishin vdekur "pasi pësuan goditje nga dielli për shkak të valës ekstreme të të nxehtit" dhe 17 të tjerë ishin raportuar të zhdukur.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Gjysmëhëna e Kuqe iraniane konfirmoi se pesë pelegrinë iranianë kishin humbur jetën gjithashtu, por nuk specifikoi se si vdiqën.

Zyrtarët jordanezë thanë se kërkimet po vazhdonin për të zhdukurit.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme jordaneze tha se po koordinohej me autoritetet saudite për procedurat për varrosjen ose transportin e trupave të të ndjerit, sipas dëshirës së familjeve të tyre.

Haxhi, një kërkesë fetare për të gjithë muslimanët, është një nga tubimet masive më të mëdha në botë.

Është një nga pesë shtyllat e Islamit së bashku me pesë namazet ditore, agjërimin, bamirësinë dhe besimin në Zotin (Allahun) dhe në Muhamedin si profet.

Më shumë se 1.8 milionë pelegrinë po marrin pjesë këtë vit, sipas zyrtarëve sauditë.

Të fundit