Flash News

Bota

17 pacientë humbin jetën, pasi përmbytjet godasin spitalin në Meksikë; po trajtoheshin në terapi me oksigjen

17 pacientë humbin jetën, pasi përmbytjet godasin spitalin

Të paktën 17 pacientë kanë mbetur të pajetë, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në një spital në Hidalgo të Meksikës, raporton BBC. Një lumë doli nga shtrati dhe uji ndërpreu furnizimin me energji elektrike spitalin.

Disa nga viktimat ishin pacientë me Covid-19 të cilët po trajtoheshin në terapi me oksigjen. Ekipet e shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë. Ndërkohë, një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u mbyt në lumë.

17 pacientë humbin jetën, pasi përmbytjet godasin spitalin

Omar Fayad më vonë tha se ishte "i sigurt", duke shtuar se autoritetet shtetërore do të vazhdonin të koordinonin operacionet e urgjencës në zonat e prekura. Ushtria u vendos për të ofruar ndihmë për ekipet e shpëtimit që merren me fatkeqësinë.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador tha se ishte "shumë i trishtuar" për vdekjet në spital. Ai u bëri thirrje banorëve të zonave të ulëta të qëndrojnë me të afërmit ose miqtë në vende më të sigurta.

Më shumë se 30,000 njerëz në të gjithë shtetin janë prekur nga përmbytjet. Edhe dy persona të ndjerrë humbën jetën nga përmbytjet në Ecatepec, në periferi të Mexico City.

Të fundit