Flash News

Bota

19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë

19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës ka raportuar se sulmet izraelite kanë vrarë gjatë natës të paktën 19 persona, përfshirë një foshnjë njëjavore, shkruan France 24.

Shumica prej viktimave mësohet se janë fëmijë.

"Ekipet tona transportuan 19 të vdekur, shumica prej tyre fëmijë, dhe dhjetëra të plagosur pas sulmeve ajrore të kryera nga avionët luftarakë izraelitë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës mbrëmë dhe herët sot", tha zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Bassal.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar në rritje për ofensivën e tij ushtarake.

Të fundit