Flash News

Bota

2 ditë nga përfundimi i afatit, trupat amerikane hyjnë në fazën e fundit të evakuimit nga Kabuli

2 ditë nga përfundimi i afatit, trupat amerikane hyjnë në

Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve, duke i dhënë fund 20 viteve të qëndrimit të forcave ushtarake amerikane në Afganistan.

Një zyrtar i sigurisë perëndimore tha për mediat e huaja se koha për përfundimin e operacionit ende nuk ishte vendosur, me pak më shumë se 1.000 civilë tashmë në aeroport që kishin mbetur për t'u larguar.

E marta është dita e fundit e mundshme, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord me talebanët.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Kabuli mund të goditet nga një tjetër sulm terrorist në orët e ardhshme.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga zona pranë aeroportit për shkak të një "kërcënimi specifik, të besueshëm".

Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten rezultoi në rreth 170 të vdekur.

Të fundit