Flash News

Bota

2 vite në arrati, arrestohet mafiozi i “Ndrangheta” në Spanjë, çfarë iu sekuestrua

2 vite në arrati, arrestohet mafiozi i “Ndrangheta” në

Domenico Paviglianiti, një nga drejtuesit e bandës mafioze në Itali ‘Ndrangheta’, ka rënë në prangat e policisë spanjolle. Paviglianti kontrollonte pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë.

Sipas BBC News, i ashtuquajturi “shefi i shefave” u arrestua në rrugët e Madridit, pasi ndodhej në arrati prej dy vitesh. Oficerët spanjollë ranë në gjurmët e tij pas një bashkëpunimi me policinë italiane.

Ndrangheta është një nga grupet më të pasura kriminale në botë, që vepron nga Kalabria në Italinë jugore.

Paviglianiti kishte gjashtë telefona celularë, gati 6,000 € në para të gatshme dhe dokumente të rreme portugeze kur u arrestua ndërsa dilte nga shtëpia e tij.

I kërkuar për rolin e tij në krimet e kryera në vitet 1980 dhe 1990, përfshirë vrasjet dhe trafikun e drogës, Paviglianiti u arrestua për herë të parë në Spanjë në 1996.

Ai u ekstradua tre vjet më vonë në Itali, ku u dënua dhe filloi të vuante një dënim të përjetshëm. Por në vitin 2019 ai u lirua herët për shkak të një gabimi në dënimin e tij.

Ai iku në Spanjë, ku dyshohet se u ndihmua nga anëtarët e familjes që jetojnë atje. Një gjykatë italiane i dha Paviglianitit një dënim të ri me 11 vjet burg në mungesë në janar për një sërë krimesh, përfshirë vrasjen dhe lidhjen kriminale me qëllim trafikun e drogës.

Policia beson se Paviglianiti është kreu i një klani 'Ndrangheta, që mbikëqyr dërgesat e kokainës nga Amerika e Jugut.

Ndrangheta ka grumbulluar pasuri të madhe duke importuar kokainë nga Amerika Latine dhe hashash nga Afrika e Veriut në Evropë.

Të fundit