Flash News

Bota

20 persona të zhdukur nga një rrëshqitje dheu në Japoni

20 persona të zhdukur nga një rrëshqitje dheu në Japoni

20 persona janë raportuar të zhdukur në Atami të Japonisë, pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të madhe të tokës. Shumë shtëpi u shkatërruan.

Një banor tha se dëgjoi një "zhurmë të tmerrshme" dhe u largua ndërsa rrëshqitja e tokës mori para gjithçka, raportin BBC. Rrëshqitja e dheut goditi sot në 10:30 me orën lokale.

Atami, një vendpushim i njohur ka pasur më shumë reshje në tre ditët e para të korrikut sesa zakonisht në tërë muajin. Moti ka qenë i ngjashëm edhe në prefekturën Kanagaëa.

Japonia është një vend shumë malor dhe i populluar ndaj rrëshqitjet e tokës nuk janë të pazakonta, thotë Rupert Wingfield-Hayes i BBC në Tokio.

Por ka prova në rritje që ndryshimi i klimës po i bën këto ngjarje ekstreme të motit më të shpeshta dhe më shkatërruese, shton gazetari.

Të fundit