Flash News

Bota

20 vite në koma, ndërron jetë "Princi i Fjetur" i Arabisë Saudite

20 vite në koma, ndërron jetë "Princi i Fjetur" i

Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i njohur si "princi i fjetur" i Arabisë Saudite ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare pas 20 vitesh në koma. Lajmin e konfirmoi babai i tij, Princi Khaled bin Talal.

"Me trishtim dhe pikëllim të thellë, mbajmë zi për ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, Princit Al-Waleed bin Khaled bin Talal, i cili ndërroi jetë sot. Allahu e mëshiroftë," shkroi ai.

Funerali i tij mesohet se do të mbahet sot në xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad. Princi Al-Waleed bin Khaled bin Talal pësoi lëndime të rënda në tru dhe gjakderdhje të brendshme pas një aksidenti me makinë në Londër në vitin 2005, kur ishte 16 vjeç. Që nga aksidenti e deri kur dha frymën e fundit ai ishte në koma duke mos dhënë asnjë shenjë që mund të zgjohej nga gjumi i thellë.

Për dy dekada ai u mbajt gjallë përmes aparaturave ndërsa familjarët shpresonin për një mrekulli. Gjatë këtyre viteve, pati raportime për lëvizje të vogla të princit, të tilla si lëvizje të gishtërinjve ose të kokës, por nuk kishte shenja të vetëdijes së plotë.

 

Të fundit