Flash News

Bota

20 vjet nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, dita që terrorizoi botën

20 vjet nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, dita që terrorizoi botën

Kanë kaluar 20 vite nga sulmi terrorist, që e zhyti Nju Jorkun në njërën nga ditët më të zeza në historinë e botës.

Ishte ora 8.46 e mëngjesit, 11 shtator 2001, kur avioni i parë u përplas mbi të parën prej dy Kullave Binjake. Shpërthimi i avionit të dytë në Kullën tjetër ndodhi në orën 9.03 të mëngjesit. U duk qartë menjëherë se të dy aeroplanët ishin rrëmbyer nga terroristët e Al Kaedës, me në krye Osama Bin Laden.

Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan, të përfshira krejtësisht nga zjarri, u shembën brenda pak orësh. Një aeroplan i tretë u përplas në Pentagon. I katërti, i drejtuar kundër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, u rrëzua në një fushë afër Shanksville, pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit arritën ta devijonin.

Në sulmin kundër Kullave Binjake, humbën jetën 2752 vetë, përfshirë 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Shumica e viktimave ishin civilë nga 70 kombësi të ndryshme. Pasojat qenë të rënda për gjithë botën e sidomos, SHBA-të, u përfshinë në luftën e ashpër kundër “terrorizmit”.

11 shtatori, në vitin e pandemisë

Ashtu si një vit më parë, edhe sivjet, kur pandemia e koronavirusit i ka ndryshuar ritualet e panumërta amerikane, edhe përkujtimi i 11 shtatorit bëhet në një mënyrë të veçantë.

20-vjetori i sulmeve terroriste përkujtohet me dy ceremoni në Sheshin e Memories, pranë Qendrës Botërore të Tregtisë, pa lexuar emrat e viktimave, si çdo vit.  

Kjo ngjarje shënoi në kujtesën e amerikanëve një ditë tragjike e cila përkujtohet çdo vit nga zyrtarët e lartë të shtetit dhe qytetarët amerikanë.

Të fundit