Flash News

Bota

21 atletë humbën jetën nga moti i keq në Kinë

21 atletë humbën jetën nga moti i keq në Kinë
Foto ilustruese

21 atletë kanë humbur jetën, pasi moti ekstrem goditi Kinën veriperëndimore, ku ishte duke u zhvilluar një garë malore, raporton CNN.

Maratona malore "Huanghe Shilin" nisi të shtunën në mëngjes në kushte të mira atmosferike, por më pas moti u përkeqësua duke sjellë reshje shiu, breshëri dhe erëra të forta.

Ndërsa temperaturat ranë, vrapuesit filluan të raportonin se vuanin nga hipotermia, ndërsa të tjerët u zhdukën. Organizatorët e maratonës e ndërprenë garën dhe filluan kërkimin e atletëve si dhe pastrimin e terrenit. Mëngjesin e sotëm, 151 nga 172 pjesëmarrës në garë ishin konfirmuar të sigurt, tetë prej tyre ishin në spital.

Të fundit