Flash News

Bota

222 viktima nga sulmet mes Izraelit dhe Palestinës/ Biden kërkon armpushim, Irani kritikon SHBA-në

222 viktima nga sulmet mes Izraelit dhe Palestinës/ Biden kërkon
Foto ilustruese

Dhjetëra sulme ajrore goditën Gazën gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, ndërsa Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden shprehu mbështetjen për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, përmes një telefonate me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

AL Jazzera raporton se Biden zhvilloi bisedën e tij të tretë telefonike me Netanyahun, që prej të hënës së kaluar. Të paktën 212 palestinezë, 61 prej tyre fëmijë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i sulmeve.

Rreth 1,500 palestinezë janë plagosur. Ndërkohë, dhjetë izraelitë kanë humbur jetëm, dy prej tyre fëmijë. Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif kritikoi administratën e SHBA-së për miratimin e shitjes prej 735 milionë dollarë armë në Izrael.

Të fundit