Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Prej vitit 1996, çdo vit në Bundestag përkujtohen krimet e nazizmit. Në fjalimet e tyre të mbijetuarit e Holokaustit ose kryetarët e shteteve të ftuar në parlamentin gjerman flasin edhe për rreziqet aktuale.
“Gjenocid” – a është ky term i përshtatshëm për të përshkruar shfarosjen sistematike të gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945)? Padyshim që jo. Në Izrael krimi më i madh kundër njerëzimit quhet “Shoah” dhe do të thotë “katastrofë” ose “fatkeqësi e madhe”. Jashtë shtetit izraelit, i cili u themelua në vitin 1948, quhet “Holokaust”. Ky term rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “e djegur plotësisht”.
Përpjekja për ta përmbledhur në një term këtë prishje të qytetërimit nga ana e gjermanëve mbetet gjithmonë sfidë. Kjo pasqyrohet gjithashtu në emrin zyrtar të “Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Nacional Socializmit” të prezantuar në vitin 1996 nga Presidenti i atëhershëm Federal, Roman Herzog. 27 janari është dita e përkujtimit të çlirimit të kampit të shfarosjes naziste Auschwitz nga ushtarët sovjetikë.
Dy vjet pas fjalimit të parë të presidentit të atëhershëm të Gjermanisë Roman Herzog, historiani izraelit, Yehuda Bauer, i lindur në Pragë, në vitin 1926, do të mbante një fjalim në Bundestagun Gjerman në Berlin. Ai kujtoi gjenocidet në Ruandë (1994), Kamboxhia (1975-79) dhe Armeni (1915/16). Të gjitha këto gjenocide ndodhën në territore të caktuara, edhe pse ishin territore të mëdha, tha studiuesi i Holokaustit. Ndërsa “vrasja e hebrenjve ishte universale, e shpërndarë në të gjithë botën”. Dhe ajo mund të përsëritet – sigurisht jo në të njëjtën formë, por ndoshta shumë ngjashëm, shtoi ai.
Në vitin 2000, për herë të parë në Bundestag foli një i mbijetuar i Aushvicit: Elie Wiesel. Shpresojmë që ju ta besoni atë “që unë flas pa urrejtje dhe hidhërim”, tha shkrimtari amerikan i lindur në Rumani. “A do t’ju lëndojnë fjalët e mia?” Pyeti Wiesel. Ky nuk është qëllimi i tij, shtoi ai. “Si duhet ta kuptojë dikush kultin e urrejtjes dhe vdekjes që kaploi vendin tuaj?” Ai nuk beson në fajin kolektiv, ai i tregon audiencës së tij, kryesisht gjermane, në vendin e autorëve – dhe në të njëjtën kohë paralajmëron për rrezikun e tërheqjes së një vije. “Kush e lejon veten të errësojë kujtesën e viktimave, i vret ata për herë të dytë.”
Kur, në vitin 2002, i mbijetuari i Holokaustit dhe ish-Ministri i Jashtëm polak, Bronislaw Geremek foli në ditën përkujtimore të viktimave të nacional-socializmit , disa muaj më parë bota ishte tronditur nga sulmet terroriste islamike më 11 shtator 2001 në SHBA. Historia bashkëkohore nuk e ka mbyllur “kapitullin e urrejtjes”, tha Geremek asokohe dhe bëri thirrje për “veprim të përbashkët ndërkombëtar”. Ai tërhoqi një vijë nga paralele mes nazistëve në gjenocideve pas vitit 1945. Bota nuk duhej të kishte qëndruar e pafuqishme kur u dogjën librat në Gjermani ose kur u shkatërruan monumentet e kulturës në Afganistan. “Pas tyre gjithnjë vijnë njerëzit”.
Presidenti i Izraelit paralajmëron për kërcënimin bërthamor të Iranit
Në vitin 2010, në pultin e folësve në Bundestag doli për herë të parë një president i Izraelit: Shimon Peres. Në vitin 2020 do të pasohej nga Reuven Rivlin. Peres paralajmëroi për kërcënimet që i bëhen vendit të tij nga armët e shkatërrimit në masë “në duar irracionale” dhe nga njerëzit “që nuk janë të arsyeshëm”. Peres kishte parasysh Iranin. Në mënyrë që të parandalojmë një Shoah të dytë “na mbetet që t’i mësojmë fëmijët tanë të respektojnë jetën e njerëzve dhe të mbajnë paqen me vendet e tjera”.
Sinto Zoni Weisz ankohet për anticiganizmin në Evropë
Në vitin 2011, një vit pas Shimon Peresit, në Bundestag u ftua Zoni Weisz. I lindur në vitin 1937 në Hagë (Holandë), sintoja humbi pothuajse të gjithë familjen e tij në kampet e shfarosjes naziste. Gjenocidi ndaj Sinti dhe Romëve është një “Holokaust i harruar”, tha Weisz. Gjysmë milioni burra, gra dhe fëmijë janë shfarosur. Megjithatë, shoqëria nuk ka mësuar pothuajse asgjë prej kësaj, “ndryshe do të na trajtonte më me përgjegjësi sot”.
Krahas Italisë dhe Francës, ai akuzoi edhe vendet e Evropës Lindore si Rumania dhe Bullgaria për trajtimin “çnjerëzor” të pakicës së tij. Ekstremistë të djathtë endeshin në Hungari dhe sulmonin hebrenjtë, Sinti dhe Romët. “Ne jemi evropianë dhe duhet të kemi të njëjtat të drejta si çdo banor tjetër, me të njëjtat mundësi si çdo evropian tjetër.
Dy të mbijetuar të Holokaustit vlerësojnë hapjen e kufirit në vitin 2015
Që kur qindra mijëra refugjatë nga vendet e luftërave civile në Afrikë dhe Azi erdhën në Evropë, kjo temë ka luajtur gjithashtu një rol në fjalimet përkujtimore në Bundestag. Studiuesja austriake dhe e mbijetuara e Holokaustit, Ruth Klüger, e lavdëron hapjen e kufijve të Gjermanisë për rreth një milion refugjatë, në vitin 2015. Vendi që ishte përgjegjës për “krimet më të këqija të shekullit” fitoi “duartrokitjet e botës”. Ajo tha se ishte një nga shumë të huajt “që kanë kaluar nga habia në admirim”.
Çelistja gjermano-britanike, Anita Lasker-Wallfisch, do ta përmendte këtë ngjarje në vitin 2018. Për hebrenjtë, kufijtë u mbyllën hermetikisht gjatë epokës naziste dhe nuk u hapën si në Gjermani në vitin 2015, “në sajë të këtij gjesti tepër bujar, të guximshëm e njerëzor që u bë këtu”. Për dekada, muzikantja nga e ashtuquajtura orkestër vajzash në Aushvic nuk mund ta imagjinonte që do të fliste fjalë të tilla në vendin e vrasësve nazistë. Sepse ajo ishte betuar se “kurrë më nuk do të shkelte në tokën gjermane”. Por ajo tha se nuk pendohet për këtë ndryshim që ka pësuar. Sepse urrejtja është helm “dhe në fund e helmon veten”./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38