Flash News

Bota

27 persona u mbytën, Franca i kërkon Britanisë që të hapë rrugë legale për emigrimin

27 persona u mbytën, Franca i kërkon Britanisë që të

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin i kërkoi Britanisë që të hapte një rrugë ligjore për azilkërkuesit në mënyrë që të parandalojë humbjet e jetëve në Kanalin për në Angli.

"Britania e Madhe duhet të hapë një rrugë legale imigrimi", sepse "për momentin kushdo që dëshiron të kërkojë azil nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kalojë Kanalin", tha Darmanin, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët francezë kanë sugjeruar tashmë që homologët britanikë të imigracionit të përpunojnë kërkesat për azil në Francën veriore nga emigrantët që kanë kampuar rreth porteve kryesore në brigjet e Francës.

Darmanin mblodhi dje kolegët e tij ministrat përgjegjës për imigracionin nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika për bisedime rreth krizës së emigrantëve në Kanal, katër ditë pasi një aksident i paprecedentë pa 27 persona të mbytur në Kanal.

Të fundit