Flash News

Bota

30 milionë qytetarë janë vaksinuar në Itali, 10 mln prej tyre i kanë marrë të dyja dozat

30 milionë qytetarë janë vaksinuar në Itali, 10 mln prej
Foto ilustruese

Italia kaloi shifrën e mbi 30 milionë dozave të injektuara. Ndërkohë 10 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, raportojnë mediat e huaja.

Dy të tretat e dozave të administruara deri më tani në Itali kanë shkuar për personat mbi 60-vjeç. E goditur rëndë nga pandemia në fillim të vitit 2020, Italia ka regjistruar rreth 125 mijë viktima nga Covid-19, numri më i lartë zyrtar në Evropë pas Britanisë, me 128 mijë jetë të humbura.

Që nga 26 prilli, Italia ka lehtësuar kufizimet në kuadër të koronavirusit. Në Itali shifrat kanë rënë krahësuar me një muaj më parë, ndërsa procesi i vaksinimit vijon me ritme të shpejta.

Të fundit