Flash News

Bota

31 raste me mpiksje gjaku, Berlini pezullon sërish vaksinën AstraZeneca

31 raste me mpiksje gjaku, Berlini pezullon sërish vaksinën

Berlini ka pezulluar përsëri përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të rasteve të shënuara me mpiksje gjaku.

Zyrtari i lartë shëndetësor i Berlinit, Dilek Kalayci, tha të martën se vendimi u mor si një masë paraprake para një takimi të përfaqësuesve të Gjermanisë pasi rregullatori mjekësor i vendit raportoi 31 raste të mpiksjes së gjakut te njerëzit që kishin marrë kohët e fundit vaksinën . Prej tyre, nëntë njerëz humbën jetën.

Më herët, dy spitale shtetërore në Berlin njoftuan se kishin ndaluar dhënien e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca anëtarëve femra të personelit nën 55 vjeç, raportojnë mediat vendase.

Drejtuesit e pesë spitaleve universitare në Gjermaninë perëndimore bënë thirrje për një ndalim të përkohshëm të vaksinës për të gjitha gratë më të reja, duke përmendur rrezikun e mundshëm të mpiksjes së gjakut.

Autoritetet në Mynih gjithashtu pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit e moshës nën 60 vjeç të martën, njoftoi agjencia e lajmeve DPA e Gjermanisë.

 

Të fundit