Flash News

Bota

36 të vdekur nga zjarret në Hawaii, digjet një qytet turistik

36 të vdekur nga zjarret në Hawaii, digjet një qytet turistik

Të paktën 36 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë ishullin Havai të Maui.

Autoritetet thonë se është shumë herët për të ditur shkallën e dëmit, por të paktën 270 ndërtesa janë shkatërruar.

Sipas BBC, qyteti historik i Lahaina, një zonë e famshme turistike në Maui, ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa zjarret filluan të martën dhe u përhapën shpejt, të ndikuara edhe nga erërat e forta të krijuara nga uragani Dora.

Mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar në strehimore të improvizuara.  Ekipet po punojnë sa më shumë për të shuar zjarret dhe për të shpëtuar ata që janë në rrezik.   

Të fundit