Flash News

Bota

4 viktima në një sulm me armë në New York, mes tyre edhe një oficer policie

4 viktima në një sulm me armë në New York, mes tyre edhe

Një person i armatosur sulmoi një ndërrtesë në zemër të Nju Jorkut, duke lënë të vrarë katër persona përpara se të qëllonte edhe veten.

Sulmuesi, 27-vjeçari Shane Tamura nga Las Vegasi, hyri në një bllok zyrash në Park Avenue të Manhattanit dhe hapi zjarr në holl përpara se të merrte ashensorin për në katin e 33-të për të vazhduar sulmin e tij.

Katër persona u vranë, përfshirë oficerin e policisë së qytetit të Nju Jorkut, Didarul Islam, 36 vjeç, i cili punonte si roje sigurie në atë kohë. Tre viktimat e tjera ende nuk janë identifikuar.

Personi i armatosur duket se ka udhëtuar me makinë përmes SHBA-së nga Las Vegasi. Policia thotë se ai dihet se kishte probleme me shëndetin mendor dhe po kërkon një motiv.

Të fundit