Flash News

Bota

4 ditë pas atentatit me armë, kryeministri sllovak del jashtë jashtë rrezikut për jetën

4 ditë pas atentatit me armë, kryeministri sllovak del jashtë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive katër ditë pasi u qëllua nga një person i armatosur, tha zëvendëskryeministri i vendit.

"Ai ka dalë nga kërcënimi i menjëhershëm për jetën e tij, por gjendja e tij mbetet serioze dhe ai kërkon kujdes intensiv," u tha gazetarëve Robert Kaliňák, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

"Ne mund ta konsiderojmë gjendjen e tij të qëndrueshme me një prognozë pozitive," tha Kaliňák jashtë spitalit në qytetin qendror të Banská Bystrica, ku po trajtohet Fico. Ai shtoi: "Ne të gjithë ndihemi pak më të relaksuar tani."

Kaliňák tha se Fico do të qëndronte në spitalin e Banska Bystrica për momentin, duke shtuar se gjendja e tij ishte ende shumë e rëndë për ta lejuar atë të transferohej në një spital në kryeqytetin, Bratislavë, shkruan The Guardian. 

Fico iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh të mërkurën dhe një operacioni të dytë të premten.

I armatosuri i dyshuar, i identifikuar nga mediat sllovake si ish-roje sigurie dhe poet amator Juraj Cintula, 71-vjeçar, është akuzuar për tentativë vrasje me paramendim dhe është vënë në paraburgim nga një gjykatë penale speciale të shtunën.

 

Të fundit