Flash News

Bota

4 milionë ukrainasit e zhvendosur “luftojnë” për të shkëmbyer monedhën kombëtare në vendet e BE-së

4 milionë ukrainasit e zhvendosur “luftojnë” për

Njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë thuhet se e kanë të vështirë të konvertojnë paratë e tyre ukrainase në monedhën e vendeve të BE-së, që kanë bërë shtëpinë e tyre të re.

Shumë banka nuk duan të shkëmbejnë kartëmonedhat, pasi ato kanë konvertueshmëri të kufizuar për shkak të luftës.

Por BE-ja tani po përpiqet të zgjidhë vështirësitë. Dy javë më parë, Komisioni Evropian propozoi një rekomandim për konvertimin e kartëmonedhave hryvnia në monedhën e shteteve anëtare pritëse.

Skema do të lejojë shkëmbimin e ekuivalentit me 300 euro për një periudhë tre mujore, një sasi që kritikët thonë se nuk është e mjaftueshme.

Austria, Hungaria dhe Polonia kanë tashmë një skemë të ngjashme, por një skemë në mbarë BE-në do të miratohet më vonë këtë javë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 4 milionë ukrainas kanë ikur nga vendi dhe kanë ardhur në Evropë.

Burimi: Euronews

Të fundit