Flash News

Bota

43 ditë pas emërimit, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe

43 ditë pas emërimit, jep dorëheqjen ministrja e Brendshme e

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen pas 43 ditësh në këtë post.

Vendimin ajo e ka bërë të ditur me anë të një letre publike, ku ka përmendur si motive shkelje të rregullave si dhe shqetësime mbi drejtimin e qeverisë.

Në letër Braverman shkruan: "Me keqardhjen më të madhe po zgjedh të jap dorëheqjen time".

Në letër, ajo pranoi se i kishte dërguar një dokument zyrtar – një draft deklaratë me shkrim mbi migrimin që duhej të publikohej menjëherë – nga emaili i saj personal një kolegu deputeti si pjesë e angazhimit politik, gjë që është kundër rregullave.

Megjithatë, largimi i saj është një goditje e mëtejshme serioze për autoritetin e Truss-it, qeveria e së cilës është vënë nën kritika gjithnjë e më të mëdha për shkak të turbullimit të tregjeve dhe ndryshimit drastik të planeve të politikave brenda pak ditëve.

Të fundit