Flash News

Bota

5 gjëra që duhet të dini për raportin e ri të OKB -së mbi ndryshimet klimatike

5 gjëra që duhet të dini për raportin e ri të OKB

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (IPCC) i emëruar nga OKB-ja publikoi një raport ditën e hënë, duke përmbledhur informacionin më të fundit shkencor mbi ngrohjen globale. Pesë konkluzionet më të rëndësishme janë:

■ Raporti thotë se pothuajse e gjithë ngrohja është shkaktuar nga lëshimi i gazrave si dioksidi i karbonit dhe metani. Pjesa më e madhe e kësaj, është rezultat i djegies së karburanteve fosile nga njerëzit - qymyr, naftë, dru dhe gaz natyror. Shkencëtarët thonë se vetëm një pjesë e rritjes së temperaturës së regjistruar që nga shekulli i 19 -të mund të ketë ardhur nga forcat natyrore.

■ Pothuajse të gjitha vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e klimës së Parisit në 2015-ën, që synon të kufizojë ngrohjen globale me 2 °C. Rreth 200 autorë të raportit analizuan pesë skenarë dhe arritën në përfundimin se të gjithë do ta shohin botën të kalojë pragun prej 1.5 °C deri në vitin 2030, më shpejt se në parashikimet e mëparshme.

■ Raporti prej 3000 faqesh thotë se shkrirja e akullit dhe rritja e nivelit të detit tashmë po përshpejtohen. Ngjarjet ekstreme të motit - nga stuhitë te valët e nxehtësisë pritet të përkeqësohen dhe të bëhen më të shpeshta.

■ Ndërsa shumë nga parashikimet e raportit japin një tablo të zymtë të ndikimit të njerëzve në planet dhe pasojat që do të kenë në të ardhmen, IPCC gjithashtu zbuloi se thyerja e akujve dhe ngadalësimi i papritur i rrymave të oqeanit, janë "gjasa të ulëta" për të ndodhur, edhe pse ato nuk mund të përjashtohen.

■ Paneli përbëhet nga ekspertë të pavarur të paraqitur nga qeveritë dhe organizatat për të siguruar konsensusin më të mirë të mundshëm shkencor mbi ndryshimet klimatike.

Burimi: Euronews

Të fundit