Flash News

Bota

9 të vdekur nga përmbytjet në Itali, 13 000 braktisin shtëpitë

9 të vdekur nga përmbytjet në Itali, 13 000 braktisin

Më shumë se 20 lumenj kanë dalë nga shtrati në Itali, duke lënë nëntë njerëz të vdekur dhe duke detyruar 13,000 të largohen nga shtëpitë e tyre pas reshjeve të dendura të shiut.

Pothuajse çdo lumë përmbyti bregun verilindor në Rimini dhe Bolonja. Rreth 280 rrëshqitje dheu ndodhën dhe u urdhëruan evakuime të tjera gjatë natës.

Zjarrfikësit ndihmuan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë një grua 97-vjeçare të cilës iu desh të dilte nga dhoma e saj e gjumit me një gomone.

Gjatë natës, u urdhëruan evakuime në qytetet në perëndim të Ravenës. Banorët në Villanova u urdhëruan të kërkonin strehim në katet e sipërme, një ditë pasi ujërat e përmbytjeve kaluan nëpër qendrën historike të Lugos.

Të fundit