Flash News

Bota

90% efektive, sa do të jetë çmimi i vaksinës anti-covid; Të mërkurën miratohet kontrata për furnizimin e Evropës

90% efektive, sa do të jetë çmimi i vaksinës anti-covid;

Kompania gjermane BioNTech dhe amerikania Pfizer bënë njoftimin historik se rezultatet nga provat në vazhdim të Fazës III, treguan se vaksina e tyre ishte 90% efektive në parandalimin e infeksioneve nga COVID-19.

Por, sa do jetë çmimi i kësaj vaksine?

Duke folur në Financial Times, kreu i strategjisë së firmës gjermane bioteknike Ryan Richardson tha se çmimi i vaksinës do jetë i ndryshëm në varësi të vendeve në botë.

"Unë pres që të ketë çmime diferenciale në rajone të caktuara të botës," tha Richardson, duke mos pranuar të shtjellojë etiketat e ndryshme të çmimeve.

Në korrik Pfizer kishte rënë dakord me qeverinë amerikane për furnizimin e 100 milionë dozave të vaksinës së saj të mundshme me një çmim prej 39 $ për një imunizim me dy doza, ose 19.5 $ për dozë, me opsionin për të shitur 500 milionë doza të tjera nën kushtet për t'u negociuar veçmas.

Vaksina u shfaq të hënën se është 90 për qind efektive, bazuar në rezultatet paraprake të provës, një moment historik në luftën kundër një virusi që ka vrarë mbi një milion njerëz dhe goditi ekonominë e botës.

Komisioni Evropian do të diskutojë të Mërkurën miratimin e një kontrate furnizimi me Pfizer dhe BioNTech. Blloku në fillim të kësaj jave tha se një kontratë për deri në 300 milionë doza ishte afër nënshkrimit, pa siguruar kushte financiare.

  

Të fundit